Halil Kastrati dhuron dy çelësa për dy familje në Kamenicë

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka dhuruar sot dy palë çelësa për dy familje në Kamenicë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka bërë të ditur se një familje në fshatin Hodonoc të Komunës së Kamenicës, është bërë me shtëpi të re, si dhe një familje tjetër në qytetin e Kamenicës është bërë me banesë të re, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij:

Sot ne Kamenice ?

U dhuruan 2 pale çelesa, u dha nje shtepi dhe nje banese

Ne fshatin Hodonoc te Kamenices familja 3 anetareshe e Ismajl Basha u be me shtepi te re

Ne qytetin e Kamenices familja 4 anetareshe e Fatbardha Lecaj u be me banese te re

Familjet i gezofshin, u gezofshi edhe ju Bamires