Halil Kastrati: Sot edhe 7 shtëpi të reja në Dragash

Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku Kastrati tha se sot kanë filluar ndërtimin e këtyre shtëpive duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro për këto shtëpi.

“Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit për ndërtimin e 7 shtëpive në këtë Komunë ku për secilën shtëpi Komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ja postimi i plotë: