Halil Matoshi: Dejan Pantiqin e liroi Albin Kurti!

Analisti i njohur, Halil Matoshi pretendon se kryeministri, Albin Kurti ka gisht në lirimin e Pantiqit.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka reaguar zëdhënësit, Arlind Manxhuka, raporton Fokusi.info.

Postimi i plotë i tij:

Po ju rrejnë – mos u besoni!

Shihni këtë zâdhanës shkretan nëse doni me pa deri ku shkon rrena e mashtrimi: Dejan Pantić-in e ka liru direkt politika, pra Albin Kurti!

Dihet ku, kur dhe më kë e ka bâ Marrëveshjën për lirimin e tij!?

Po shtihavet Kryeministri kinse âsht bâ nervoz.

Ky njeri naivisht po menon se qytetarët hanë bari!?

P.S.

E në shtetin ligjor ku pushtetet janë të ndame, në asnji rethanë, vendimet e gjykatës nuk komentohen nga politika!

Pushtet i papërgjegjshëm!