Pllakë përkujtimore në shtëpinë e Sali Jakut

Në Nikoliç të Hasit të Shqipërisë, në shtëpinë e Sali Jakut, OVL UÇK vendosi pllakë përkujtimore, në përkujtim të kontributit të dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së shkruan Fokusi.info.

Nga kjo Kullë kaluan nga Adem Jashari dhe shumë luftëtarë të tjerë, e shumë nga ta mëpastaj edhe të rënë dëshmorë.

Me këtë rast, fjalë rasti mbajtën kryetari i OVL UÇK-së dega në Has, Xhevdet Thaçi, kryetari i OVL UÇK-së selia qendrore në Prishtinë, Hysni Gucati, dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Poashtu, OVL UÇK ndanë edhe dekorata e mirënjohje./Fokusi.info/