Halimi: Të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbim

Njohësi i çështjeve politike, Fisnik Halimi, ka thënë se të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat për shkëmbime territoresh me Serbinë.

Ai ka folur në “Debat” te RTK.

“Shkëmbimi i territorit nuk është ndarje, është shkëmbim i territoreve. Të gjithë akterët e rëndësishëm politikë në Kosovë i kanë parë hartat, dinë saktë se çka ka për t’u shkëmbyer dhe e dinë që hartat nuk janë të këqija për shqiptarët”, ka thënë ai.