Haliti: Jam për zgjedhje të reja, jo për të krijuar numra, por stabilitet politik

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar për Front Online se është mirë që në Kosovë të ketë zgjedhje të reja.

Por, se thotë se këto zgjedhje nuk duhet të mbahen vetëm për të krijuar numra, por për të krijuar stabilitet politik.

“Unë jam për idenë që është mirë që të ketë zgjedhje në Kosovë të reja, dhe të ketë zgjedhje jo për të bërë numra sa do të duhej të kishte zgjedhje për të krijuar një stabilitet politik dhe për të qenë do ta quaja fuqi politike e cila në bashkëveprim do të punojë për interesat e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Haliti për Front Online.

Ndryshe, për Front Online kanë folur edhe nga LDK-ja e AAK-ja të cilët kanë thënë se janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje të reja.