Haliti-Kurteshit: Rri aty o burrë, unë jam kryeparlamentar këtu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavil Haliti tha se nuk e ka të qartë a kanë marrë pensione pensionistët e Kosovës gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe sa janë shpenzuar fondet rezervë që kanë qenë të Kosovës për pensionistët e Kosovës.

Në seancën plenarë ku po diskutohet për pensionet kontributdhënëse, Haliti tha se nuk e di sa a ka para rezervë që janë tërhequr nga Kosova, dhe sa është shuma e parave që Serbia mund t’ia ketë marrë Kosovës.

Nga foltorja e kryeparlamentarit , Haliti foli për këtë çështje, por ndërkohë gjatë fjalimit të tij, i ndërhyri deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismalj Kurteshi.

“Edhe kam të drejtë me diskutu, jo vetëm ju, rri o burrë aty, nuk po të pyes ty, unë e kam diskutimin tim, ti e ki tëndin edhe pak, ty nuk të pëlqen mua po, në foltore time jam, në mikrofon tim. Kam të drejtë me disktu aktualisht jam kryeparlmentar këtu”, tha ai.

Megjithatë, Haliti vazhdoi diskutimin e tij.

“Si mund t’i tërheqim këto para, sa i kemi neve që na janë grabitë nga Serbia, para të Kosovës, kur janë grabitë dhe nëse ka një shumë të caktuar dhe Qeveria e Kosovës ndërton një mekanizëm ankimor sipas të drejtave të saj, në drejtim të mekanizmave ndërkombëtar atëherë është në rregull. Nëse duhet secili individ që është i dëmtuar, atëherë është mirë që edhe secili individ të bëjë kërkesën dhe të bëjë padinë, nëse e ka të drejtën për ta paditë Serbinë si qytetarë i Kosovës por jo si shtetas i Serbisë.

Ai tha se nëse ka para të Kosovës që i kanë pagu taksapaguesit, punëtorët e Kosovës, nëse ka pas rezerva të tërhequra nga Kosova, atëherë të kthehen në Kosovë.