Obiliqit iu aprovohet kërkesa për bartjen e pronësisë për parcela të caktuara të KEK-ut

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës në detyrë për vendimin që mori për bartjen e pronësisë për disa parcela të Korporatës së Energjetike e Kosovës në komunën e Obiliqit.

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbajtur me 17 dhjetor 2019 është aprovuar ky vendim, njofton Klan Kosova.

Gashi ka falënderuar në detyrë KEK-un dhe komitetin ndërministror, për aprovimin e këtij vendimi shumë të rëndësishëm për komunën e Obiliqit dhe qytetarët e saj.