Haliti: Në qoftë se propozimi i emisarëve është në përputhje me Kushtetutën, nuk ka arsye për refuzimin e tij

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti me pesë emisarët perëndimorë në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi.

Emisari europian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurit sot në Qeverinë e Kosovës, ka theksuar se Kosova duhet të nisë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lidhur më këtë deklaratë në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar edhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti. Ai tha se në qoftë se propozimi është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në qoftë se statuti e saktëson pamundësinë e shkëputjes së tërritoreve të Kosovës, thotë se nuk ka arsye për refuzimin e tij.

“Në qoftëse delegacioni ka dorëzuar tekstin e Statutit të asociacionit, në qoftëse propozimi është në përputhje me Kushtetuten e Kosovës , në qoftëse Statuti saktëson pamundësinë e shkëputjes së teritoreve të Kosovës si dhe rregullimin e funksionimit të Asociacionit sipas ligjeve të Kosovës, besoj që s’ka arësye të refuzohet”, tha Haliti.

Tutje ai thotë se për këtë duhet të jenë garantuese BE, ShBA dhe Britania e Madhe, si dhe pas nënshkrimit të marrëveshjës për Asociacionin, Kosovës duhet t’i njihet pavarësia nga pesë shtetet e BE-së që akoma nuk e kanë njohur Kosovën, dhe brenda vitit 2024 ti hapen negociatat për pranimin në BE.

“Kuptohet për këtë duhet të jetë garantuese BE, ShBA dhe Britania e Madhe. Pas nënshkrimit të marrveshjes për Asociacionin, Kosovës duhet t’i njihet pavarësia nga pesë shtetet e BE që akoma se kanë njohur Kosovën, dhe brenda vitit 2024 ti hapen negociatat për pranim në BE”, shtoi ai.

Deputeti Haliti thotë se nëse vendoset kështu mendoj që kryeministri Kurti nuk ka nevojë që të dyshojë nga fjala e dhënë nga miqtë tanë strategjik, ku thotë se kjo është faza e tretë e pranimit të gabimeve dhe padrejtësive që i janë bërë kombit shqiptarë më 1913.

“Nëse kështu vendoset mendoj që Kurti s’ka nevojë të dyshoj nga fjala e dhënë nga miqët tanë strategjik. Kjo është faza e tretë e pranimit të gabimeve dhe padrejtësive që i janë bërë Kombit Shqiptarë me 1913. Dhe besoj fillimi i integrimit të dinjitetëshm të vendit tonë në gjirin e vendeve euroatllantike”, u shpreh Haliti.