Haliti: Nuk pres shumë nga takimet në Bruksel, Kurti dhe Vuçiqi do ta fajësojnë njëri-tjetrin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Xhavit Haliti, tha se është e rëndësishme që të bisedohet me Serbinë

Ai ka pohuar se nuk pret shumë nga takimet e ndara të kreut të Qeverisë, Albin Kurti me përfaqësues të lartë të BE-së në Bruksel.

Sipas tij, pengesë për moszbatimin e marrëveshje të arritura deri tani janë qëndrimet e Serbisë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Haliti shton se Kurti dhe Vuçiqi do ta fajësojnë njëri-tjetrin për dështime.

“Ajo që është më rëndësi është se ka rifilluar një njëfarë mënyre përafrimi ose janë rivendos prapë kontakte në mesë të dy vendeve. Është e domosdoshme që të bisedohet, siç thonë më mirë të bisedosh me vite se sa të luftohet veç një ditë. Sot unë besoj që të dytë në këto takime të ndara do ta akuzojnë njëri-tjetrin. Unë nuk pres diçka pres që të vazhdoj ky dialog”.

“Të vazhdojnë takimet, që të ulen tensionet dhe që të mos luaj asnjëri, e në veçanti Vuqiq me të ardhmen e Kosovës. Sepse ai është mësuar çdo herë të akuzoj Kosovën e cila gjoja nuk po i zbaton marrëveshjet. E vërtetë është që pengës për moszbatimin e marrëveshje janë qëndrimet e Serbisë, qëndrimet e presidentin të Serbisë, i cili në vazhdimësi përpiqet ta minoj përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të arritur tekë një marrëveshje”, tha ai./EO