Haliti për marrëveshjen finale: Fundi do të jetë ose merre ose lëre dhe ne po iu lëmë

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për dialogun me Serbinë dhe planin franko-gjerman.

Haliti thotë se fundi i dialogut Kosovë – Serbi do të jetë “ose merre ose lëre. Madje sipas tij, ka rrezik që aleatët ndërkombëtarë të na thonë “dhe ne po iu lëmë”.

Ai shton se nuk është ithtar që me dëshirë ta rrëzojë qeverinë për të fituar dikush tjetër, por interesi sipas tij, është që të ecet me hapa të sigurt.

“Unë po besoj që fundi do të jetë ‘ose merre ose lere dhe ne po iu lëmë’, ky do të jetë fundi. Një qeveri e cila refuzon gjithçka nuk mundet me mbijetu në Kosovë. Nuk jam ithtar i asaj që me dëshirë e fus Qeverinë në aventura për ta rrëzuar dhe për të fituar dikush tjetër, PDK apo LDK nuk është me rëndësi kush, por interesi ynë është që të ecim me hapa të sigurt që të bëjmë zgjidhje”, ka thënë Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” me Dukagjin Maliqin në Tëvë1.

Sipas tij, Serbia le t’i përfundojë marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel.

“Serbia le t’i kryen marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel dhe këtu që parasheh plani franko-gjerman, të ulemi bashkë dhe t’i trajtojmë temat një nga një dhe ta ç’tensionojmë situatën në veri”, ka deklaruar Haliti.