KQZ vendos për numërimin e 530 kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbështetur rekomandimet e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve për rinumërimin e plotë të 530 kutive të votimit.

Në këto vendvotime janë hasur gabime të problemeve teknike, në disa vendvotime subjektet nuk kanë fare vota, në disa të tjera kandidatët kanë më shumë vota se subjektet politike.

Vendimi është mbështetur para pak çastesh nga shumica e anëtarëve të KQZ-së në mbledhjen e sotme të këtij institucioni.