Halitjaha: Nuk pranova të kem avokat sepse janë të përzgjedhur

I sapokthyeri nga Gjykata Speciale, ish-zv/komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha sonte ka folur ekskluzivisht për “Info Magazinen” në Klan Kosova.

Ai ka thënë se nuk ka pranuar të ketë avokat, sepse siç u shpreh ai, janë të përzgjedhur.

“Të them të drejtën, e para është që avokatët ata i kanë të përzgjedhur, avokati nuk është i përzgjedhuri im, e dyta ndikimi i avokatëve deri më tani ka qenë për mua negative, duke u thënë të tjerëve ‘mbylleni gojën, mos thoni gjë’, por pse, duhet ta themi të vërtetën, ne me krenari, me vetëdije e kemi bërë luftën”.

“Ajo që e kemi bërë ne luftën, nuk na akuzon askush, pse nuk akuzohet Zelensky, është e njëjta gjë sikur pas luftës në Ukrainë ta mbyllin Zelenskyn me stafin e tij, sikurse e kanë mbyllur Hashim Thaçin, Kadri Veselin e të tjerët, ne kemi qenë me të drejtë tonë, pse duhet t’i heshtim gjëra, ta themi të vërtetën dhe të ecim përpara, në procedura se kanë ndihmuar fare avokatët”, u shpreh tutje ai.