Hamza: Qeveria e re duhet të veprojë shpejtë për rimëkëmbjen e ekonomisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për Pakon Emergjente Fiskale, duke thënë, se nuk i ka dalë shumë sektorëve.

Ai ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të veprojë sa më shpejtë për të përmirësuar gjendjen që ka shkaktuar pandemia, COVID-19.

“Gjendja e krijuar nga COVID- 19 ka shkaktuar dëme dhe dëmtim të ekonomisë nëse nuk adresohet shpejt do të jetë afatgjate.”

Hamza ka përmendu edhe nisen e PDK-së, e cila nuk gjeti përkrahje nga deputetët.

“Nga buxheti i shtetit janë paguar vetëm 55%, bizneset nuk janë përkrahur, një pjesë e sektorit privat janë paguar 170 euro por ka pasur edhe selektime.”