Haradinaj: Ata që po punojnë kundër taksës po e hanë bukën e “Kralit”

Kryeministri në detyrë Ramush Hardinaj ka hedhur akuza të renda në drejtim të kundërshtarëve të taksës ndaj Serbisë, e cila u vendos në vitin kaluar.

Hardinaj ka adresuar akuza të ashpra ndaj përkrahësve të heqjes së taksës ndaj Serbisë. Haradinaj tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e taksës ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë.

“Nuk ka logjikë me thanë qe taksa nuk e ka ndihmu zhvillimin ekonomik të Kosovës. Kjo është rrenë. Cili do qoftë ai shqiptar që fletë keq për taksen ndaj Serbisë, ose e ka fatin polikë në një mënyrë a tjetër të lidhur me Serbinë , ose po e hanë parën e Serbisë. Ndryshe nuk ka tjetër. Ka mbërri paraja e Serbisë. Kaq”, tha Hardinaj në një intervistë për RTV 21.

I pyetur se kujt po i referohet lidhur më këto deklarata, Haradinaj ka thënë se “kush do që po e sulmon taksen, e ka paranë e Serbisë ose e ka interesin me Serbinë. Heqja e taksës është dorëzim, po dorëzohesh si vend. Po i thua Serbisë nuk kamë qare pa ta plotësuar kushtin për t’u rikthyer në dialog. Unë po dua tu tregojë qytetarëve të Kosovës që të ruhen nga këta. E kanë ngrenë bukën e krajlit, kanë thënë më parë tek ne. Ruaju kush po mundohet me ta heq taksen se është parja e krajlit ose buka e krajlit që është në dem të shqiptarëve”, ka thënë Hardinaj.