Shkarkohet edhe kryeshefi i “Infrakosit”, Agron Thaçi

Është shkarkuar edhe kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, Agron Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci”.

“Shkarkohet edhe kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaçi”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, nga pozita e drejtorit të një nërmarrje tjetër publike, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) është shkarkuar Njazi Thaçi.

Thaçi i cili është kushëriri i presidentit, Hashim Thaçi, u shkarkua nga Bordi i përohshëm i KEK-ut. Ky bord u emëru vetëm një ditë më parë, për të zëvendësuar Bordin e deritanishëm të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje.