Haradinaj darkon me bashkëluftëtarët në Pejë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj festën e pavarësisë së Kosovës ka vendosur ta festoj së bashku me bashkëluftëtarët në Loxhë të Pejës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “gjithmonë në festa u bashkofshim”.

Postimi i Haradinajt:

Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.

Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.

Gjithmonë në festa u bashkofshim!