Ukraina bën thirrje për armëpushim urgjent

Është dita e pestë e pushtimit rus të Ukrainës ku beteja të ashpra po zhvillohen në të gjithë vendin dhe forcat ukrainase po u rezistojnë sulmeve ruse. Rusia është nën sanksione të vendosura nga perëndimi dhe gjithnjë e më e vetmuar për shkak të luftës që filloi.

Sytë e botës janë në kufirin Bjellorusi-Ukrainë, ku sot nisën negociatat Rusi-Ukrainë, përcjell lajmi.net

Ukraina kërkon një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave nga territori ukrainas.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë. Disa vende, përfshirë Kroacinë, kanë ndaluar udhëtimin ajror me avionët rusë, duke përfshirë avionët privatë të oligarkëve.

Disa banka janë të përjashtuara nga SWIFT, sistemi global i pagesave.

Ata gjithashtu njoftuan se do të paralizojnë asetet e bankës qendrore ruse dhe oligarkëve rusë do t’u ndalohet përdorimi i aseteve financiare në tregjet evropiane.

Përpara takimit, presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky tha se vendi i tij donte një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e trupave ruse.

Ndërkohë, Rusia dëshiron të arrijë një marrëveshje nga e cila përfitojnë të dyja palët.