Haradinaj: E di që Edi Rama nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është i kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj tij.

“E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh”, ka shkruar Haradinaj.

Lideri i AAK-së ka theksuar se Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.

Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.

Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori./Fokusi.info/