Veseli e Limaj u takuan “fshehurazi”, nuk e ftuan Haradinajn

Kryetari i grupit parlamentar të NISMA-s Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka treguar se Fatmir Limaj dje është takuar me kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe do të takohet edhe ditëve në vijim për të marrë një vendim se si duhet të ecet tutje.

“Janë takuar, kanë biseduar për çështjen e delegacionit edhe për çështjen e qeverisë se si duhet të ecim përpara. Janë dakorduar që ditëve në vijim të flasin më hapur dhe më troç si të ecet përpara. Ata (Limaj e Veseli) kanë biseduar për të ndërtuar parimet se si do të ecim përpara. Edhe me z. Haradiajn (do takohet Limaj) dhe ditëve dhe javëve në vijim duhet t’i ipet një zgjidhje deri në shtator apo tetor çështjeve që kanë mbetur e po stagnojnë”, ka deklaruar Sherifi në T7.

I pyetur se a është takuar Limaj veç e veç me Veselin, deputeti i NISMA-s ka deklaruar se “Fatmiri takohet me atë veç, me këtë veç”.

Sherifi ka pohuar se kur është ndërtuar koalicioni aktual ka pas për qëllim në plan veprim edhe çështjen për t’i dhënë një zgjidhje njëherë e përgjithmonë raporteve Kosovë-Serbi.