Haradinaj e pyet Kurtin se si do ta zgjidh problemin me rrymë?

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës që po mbahet në Kuvend, se si do ta zgjidhë problemin e rrymës.

Haradinaj tha se me uljen e temperaturave Kosova do të ketë krizë energjetike.

“Sot dua ta shprehu shqetësimin për gjendjen me energji, temperaturat kanë filluar me ra edhe reduktimet ia kanë filluar. Na ka ra terri, po hyjmë në një krizë energjetike. Dëshiroj me pyet kryeministrin si do ta kalojmë këtë dimër? Çfarë strategjie do të përdorim në të ardhmen që të mos na përsëriten. Njëkohësisht Kurti i tha jo një projekti të një alternative në energji të gazit. Na la edhe pa këtë projekt. Meqë po e shohim që ky dimër është i vështirë, si do ta zgjidhni situatën. Të lutem tregoni si do t’i mbuloni këto humbje. Mos na tregoni për veriun sepse për aty jeni treguar shumë të zot, por për pjesën tjetër. Unë kam kërkuar debat parlamentar për këtë temë, nuk mjaftohem me strategjitë e juaj”.