Tym i madh afër QKUK’së, pamje nga vendi i ngjarjes

Një objekt në afërsi të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raportohet se është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar pamje, ku shihet tym i madh. Në vendngjarje janë parë zjarrfikësi dhe Policia e Kosovës.

Express ka kontaktuar me Policinë e Rajonit të Prishtinës, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

Më poshtë gjeni pamjet: