Haradinaj: Fermerët do ta kenë gjithmonë mbështetjen e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot fermerin Blerim Aliu nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur nga programi i Qeverisë për bujqësi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se fermerët si Blerimi, kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit.

Postimi i Haradinajt:

“Kënaqësi të shoh angazhimim e Blerim Aliut, fermerit nga Zajqeci i Kamenicës, i mbështetur edhe nga programi i Qeverisë për bujqësi.
Fermerët si Blerimi, kanë arritur që të ruajnë traditën, të prodhojnë produkte vendore të cilësisë së lartë, duke punësuar njerëzit tanë dhe duke i dhënë shtysë ekonomisë së vendit”, shkruan Haradinaj./Fokusi.info/