Bajrami i reagon Muratit i thotë se ku janë mijëra banesa me këste 120 euro dhe 150 euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Hykmete Bajrami i ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Muratit duke thënë se në këtë vitit ministri do të duhej të fliste “për 160 qerdhe, mijëra banesa me këste 120 euro dhe 150 euro, bankë zhvillimore e të tjera”.

Sipas Bajramit Komuna e Prishtinës është duke punuar me shumë sesa krejt Qeveria Kurti 2 se bashku.

“Tregoni dikush ministrit të numrave se Prishtina edhe pa mbështetjen e tij po punon më shumë se krejt ministritë bashkë”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Më tutje ajo ka thënë se Komuna e Prishtinës e ka bllokime nga Qeveria dhe ka mbështetje me të vogël sesa Komuna e Shtimes nga Qeveria Kurti 2.

“Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga ai dhe Qeveria e tij për komunën e Prishtinës, për cilën mbështetje e ka fjalën?. Për bllokimin e mjeteve vetanake 28 milionë euro, plot 178 projekte, deri në gusht të këtij viti, për stopimin e rrugës A ”Jim Xhema”, me vendime politike duke shfrytëzuar instrumentet komplet joligjore, apo faktin që investimet kapitale nga ministritë e linjës për komunën e Prishtinës për vitin 2024 janë me të ulëta se për komunën e Shtimës”, ka shkruar Bajrami.

Qeveria e Mustafa 1 sipas Bajramit e kishte rritur ekonominë e Kosovës për 16 për qind ndërsa sipas saj Qeveria Kurti 2 vetëm 2 për qind.

“Ndërsa sa për krahasime me Qeverinë e LDK-së ia përkujtoj ministrit që kur e ka marrë mandatin rritja ekonomime ka qënë 16%, sot rritja ekonomike është 2%. Të hyrat i ka rritë inflacioni dhe se asnjë euro me shumë nuk i ka aloku Qeveria asnjë komunë që udhëhiqet nga LDK-ja përpos asaj që ju takon me ligj/formulë”, ka përfunduar ajo.