Haradinaj: Fisnik Ismaili në luftën e UÇK-së ka mbush bateria!

Ish-komandanti i Betejës së Koshares Nasim Haradinaj, që tani është nënkryetar i OVL të UÇK-së ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK-së tani deputet nga radhët e PSD-së Fisnik Ismaili, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri.

Haradinaj, një gjë të tillë e tha në emisionin “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, pasi u përmed një akuzë e Ismailit, se Milaim Zeka si reporter lufte ka përfituar materialisht nga puna e tij.

“Detyra e Fisnik Ismailit ka qenë me i mbush dhe shpraz bateriat”, tha Haradinaj, me ironi.

Tutje, Haradinaj theksoi se Ismaili ka luajtur një rol kyç edhe në parandalimin e përgjimit në mjetet e komunikimit nga caqe të caktuara, përmes kodimit.