Haradinaj flet pas takimit me Thaçin e Kosnett: Këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike

0
406

“Na kërkohet që me ja jap shancën dialogut na kërkohet edhe prej ambasadorit amerikan, i dëgjojmë me kujdes këto mendime, dëshira ime është me pa dialogun tu vazhdu, po nuk e kuptoj pse ndërlidhet dialogu me një temë që është e Kosovës”, deklaroi ai.

I pari i Qeverisë ka shtuar se taksa nuk lidhet me fazën e fundit të dialogut Kosovë Serbi.

“Vendosja e taksës ndaj Serbisë është vendim sovran i Qeverisë. Unë them kështu tavolina e hjek taksën po nuk po du me i ndërlidh temat”, shtoi ai.

Haradinaj gjithashtu k a shtuar se taksa nuk duhet të kushtëzohet duke thënë se këtë javë mund të ndodhin zhvillime dramatike, cfarëdo qofshin ato.

“Është kërku edhe nga ambasadori amerikan për me u heq taksa por ky është vendim sovran i vendit nuk është me rëndësi kush ka me  u rrëzu e rëndësishme është që Kosova të qëndroj në këmbë”, përfundoi Haradinaj.

Këto komente i pari i Qeverisë i ka bërë gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit, pas takimit që ka mbajtur me ambasadorin amerikan, presidenti i vendit, Hashim Thaçin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veselin, të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe liderin e Nismës, Fatmir Limajn.