Haradinaj-Haxhiut: Sa herë ta hapsh gojën unë ta kthej

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është përplasur me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa ai ka kritikuar qeverinë aktuale në raport me Serbinë, Haxhiu i ka replikuar atij.

Në seancën e Kuvendit lidhur me dialogun, Kosovë-Serbi, Haradinaj i tha Haxhiut se “sa herëhapsh gojën edhe unë ta kthej”.

Haradinaj: Çfarë u bë me këta që i kritikuat për korrupsion, a i keni ende?

Haxhiu: Përfundoni fjalën zotëri Haradinaj?

Haradinaj: Sa herë ta hapsh gojën edhe unë ta kthej, hiç mos ke dert.

Për këtë kryesuesja e kuvendit, Saranda Bogujevci i ka bërë thirrje Haradinajt që të ketë kujdes.

Bogujevci: I nderuar të lutem ki kujdes me gjuhën.

Haradinaj: Nëse fol nga prapa ia kthej fjalën, secilit prej jush”, janë përplasur ata.