Haradinaj i gatshëm: Kurti të bëjë qeverinë, ose të lëshojë rrugë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën dhe vendi të mos rrezikohet.

Ai ka folur kështu në emisionin ‘Debat’ të RTK-së.

“Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk e kam njet të shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhetin”, ka thënë Haradinaj.