Haradinaj i kthen përgjigje Abdixhikut: Fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë, e jo në 10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kthyer përgjigje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në lidhje me fushatën zgjedhore, shkruan Fokusi.info.

Abdixhiku gjatë ditës së sotme ka kërkuar nga Albin Kurti, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj, që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, të shkurtohet në 10 ditë.

Ndërkaq në përgjigjen e tij, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK’së, është që ajo të shkurtohet në vetëm 5 ditë.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj.

Më poshtë postimi i plotë i tij: