Haradinaj i ndan medaljen me “Me besim në zot, atdhe dhe shtet” luftëtarit të lirisë, Nazim Jaha

Kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka vizituar luftëtarin e lirisë Nazim Jaha nga Stagova e Kaçanikut i cili fatkeqësisht po kalon një sëmundje të rëndë.

Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Postimi i plotë:

Luftëtarin e lirisë Nazim Jaha nga Stagova e Kaçanikut, e ka sfiduar jeta edhe njëherë, këtë radhë me sëmundje, të cilën shpresoj ta kalojë me sukses.Duke i uruar shëndet të plotë dhe mbarësi në jetë, i kam ndarë sot medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.Shërim të shpejtë Nazim!
RH