Haradinaj i përgjigjet Apostolovës: Mogherini na ka shkaktuar trauma, e ka devijuar dialogun

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në tre vjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), ka deklaruar se Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e ka devijuar dialogun.

Ky reagimi i Haradinajt erdhi pas deklaratës së shefes së zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila tha se taksa doganore 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e vendosur nga Qeveria e Kosovës, është në kundërshtim të plotë me qëndrimet e Bashkimit Evropian.

“E theksuar tashmë disa herë, tarifa doganore 100 për qind, nuk është vetëm në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s, por është në kundërshtim edhe me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Apostolova.

Pas kësaj deklarate të Apostolovës, kryeministri Haradinaj, tha se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini ka dëmtuar dialogun Kosovë-Serbi dhe ka shkaktuar traumë politike.

“Na ka shkaktu trauma të mëdha në rajon, e kanë devijuar dialogun”, tha Haradinaj.