Haradinaj i përgjigjet Selimit: Arkivoli i vendosur para Qeverisë nuk është kërcënim

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimit, pasi ky i fundit ka pyetur se a përbën kërcënim vendosja e arkivolit para ndërtesës së Qeverisë.

Në seancën e thirrur në Kuvend, Haradinaj ka thënë se vendosja e arkivolit nuk është kërcënim, por një veprim simbolik.

“Nuk mendoj se deputet e opozitës patën gjuhë fyese. Përderisa flet një deputet në foltore është mirë të dëgjohet”.

“Kur provokohet një deputet – natyrisht se merr ndonjë reagim. Më vjen shumë keq kur një deputet i nivelit të lartë vjen në nivel me Listën Serbe”.

“Sa i përket arkivolit nuk është kërcënim, është vetëm një veprim simbolik”.