Haradinaj i shkon në takim Mustafës në Kuvend

Takimi ndërmjet Isa Mustafës dhe partive politike, ka tubuar sërish krerët e partive në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

I pari që ka ardhur është parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka qenë i shoqëruar me sekretarin e përgjithshëm, Besnik Tahirin dhe këshilltarin e tij Selim Selimi.