Haradinaj i shkruan Vuçiqit: Mos e zbatoni skenarin tuaj mashtrues për destabilizim të veriut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, lidhur me krizën humanitare në Veri të Mitrovicës, duke i kërkuar që të mos e realizojë skenarin e tij mashtrues për destabilizimin e veriut të Kosovës, transmeton fokusi.info

“ I dashur Aleksander Vuçiq, ju udhëzojë që të mos e zbatoni skenarin tuaj të njohur mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme “humanitare”, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllime tuaja të destabilizimit, dhe ju do të jeni përgjegjës”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.