Gjendet trupi i pajetë i të zhdukurit nga Lipjani

Djaloshi nga qyteti i Lipjanit, Shqipdon Aliu që është i zhdukur për më shumë se një javë dyshohet se është gjetur më në fund.

Indeksonline nga burimet mëson se trupi i Shqipdon Aliut është gjetur në fshatin Gadime.

Ai dyshohet se është gjetur pa shenja jete.

Trupi i tij është gjetur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Gadime të Lipjanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Është gjetur një trup pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkaq, Indeksonline nga burimet mëson se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë.