Haradinaj kërkesë publike Kurtit: Riktheje për votim Ligjin e Pagave, do t’i kesh votat e AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar me një kërkesë qeverisë Kurti.

Në një konferencë për media, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta rikthejë Ligjin e Pagave.

Ai tha se në këtë ligj është punuar për një kohë të gjatë, dhe qeveria nëse duhet, të amandamentojë atë dhe ta sjellë për votim në Kuvend.

“Sot ju kemi ftu që të trajtojmë një temë me rëndësi në Kosovë. Ligji i Pagave është një ligj që është punuar për 10 vjet e që është votuar edhe në Parlament. Për këtë ligj është dashur një punë voluminoze e përgatitje. Atë koha fokusim kanë qenë mjekët dhe policia. Kërkojmë nga qeveria që ta amandamentojë aty ku ka pas vërejtje, ta kthen në parlament dhe t’i japim përkrahje këtij ligji”, tha ai.

Ndërkaq shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria do ta ketë votën e AAK-së nëse pas amandamentimit e sjellë këtë ligj në Kuvend.