Haradinaj komenton bazën e NATO-së në Shqipëri: Kurti po e turpëron Kosovën

Ish kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i AAK-së, ka komentuar hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë.

Sipas tij kjo bazë do të shërbej për sigurinë rajonale në Ballkan.

E këtu Haradinaj nuk ka lenë pa e përmendur shefin e qeverisë Albin Kurti i cili sipas kreut të AAK, po e turpëron Kosovën.

Shkrimi i tij:

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë, që është hapur sot, është bazë e sigurisë rajonale të Ballkanit. Sa më afër NATO-s, jemi më të lirë e më të sigurtë, por anëtarësimi i plotë i Kosovës në këtë Aleancë, sigurinë do ta bënte më të plotë.
E përgëzoj Shqipërinë për rreshtimin e saj të natyrshëm në këtë Aleancë, por nuk mund të mos shpreh indinjatën time të thellë për qeverinë e Albin Kurtit, e cila po e turpëron Kosovën duke dalur nga kontrata politike me udhëheqësit e NATO-s.