Haradinaj: Kryeministër çka po pret? Policia ka të drejtë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së njësive elitare të policisë së Kosovës.

Ai iu drejtua me një pyetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit.

“Kryeministër, çka po pret?”, e pyeti Haradinaj, Kurtin.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se “policia ka të drejtë”.

Protestuesit kërkuan nga shefi i qeverisë që të merr hapa konkrete drejt zgjidhjes së problemit të tyre.

Ata thanë se “nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre”.

NJSI dhe Skuadra e bombave, shprehen pakënaqësinë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me shtesat e ndara nga ana e ekzekutivit.