Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Mes intervaleve të reshjeve të shiut do të ketë edhe intervale kohore me diell. Pasdite mund të ketë edhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell priten edhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot mjaft jostabil apo i paqëndrueshëm pritet të mbajë edhe nesër dhe ditëve të ardhshme, ku pritet të kemi intervale kohore me diell, vranësira me reshje të herëpashershme shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë më të shpeshta në viset kontinentale dhe më të rralla në viset bregdetare të rajonit tonë./Meteoballkan