Haradinaj: Kryeministri Kurti i ka palu veshët fort

“Kryeministri Kurti i ka palu veshët fort”, ka thënë kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka folur për qasjen e Kurtit në raport me Serbinë.

“Qasja e Kurtit është e çuditshme ndaj Serbisë, ne fillim kemi pa një retorikë por tani I ka palu veshtë fort nuk po e kuptojmë pse, shqetësimin më të madh qe e kam është heqja e masave antidamping për blloqet e Serbisë”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media, raporton Kosovapress.

“Kryeministri e ka ngritjen e rasteve të vdekjes prej virusit, nuk e dëgjojmë kryeministrin duke e thenë një fjalë, duke shkua në klinika, duke e mbajt një konferencë per shtyp. Këta janë të huptë nuk po merren me temën”, ka thënë Haradinaj.

Konferencën per media Haradinaj e ka ftuar për të folur rreth gjendjen ekonomike në vend si pasojë e pandemisë, për çka pakon e qeverisë Kurti e quajtur pako e ringjalljes, e quajti mashtrim.