Kurti s’do t’ia dorëzoj sot detyrën Hotit, e quajti qeveri koti

Dje Kosova u bë me udhëheqje te re shtetërore, teksa sot në ora 09:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti.

Kujtojmë që dje përmes një videomesazhi, ish-kryeministri Albin Kurti tha se “Nesër nuk do ta bëj pranim –dorëzimin, sepse nuk mund ta pranojë atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti”.

“ Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm, me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovë dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si Gjykatë. Kjo qeveri është e paligjshme, kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative”, tha ndër të tjera Kurti.