Haradinaj kujton vëllanë Luanin: 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllanë e ndjerë Luanin, në 26-vjetorin e vdekjes.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, kujtoi se vëllai i vdiq në ditëlindjen e nënës së tyre.

“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Luan Haradinaj ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor më 6 maj 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.