Haradinaj: Kurti është në agjendë të Serbisë, nuk e di çfarë shpërblimesh merr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që është në “agjendë të Serbisë”.

Në Pressing të T7, ai ka thënë se nuk e dinë se “çfarë shpërblimesh merr Kurti nga Serbia”.

Sipas tij, Kurti me veprimet e tij “po i shërben vetëm Serbisë dhe miqve të saj”.

“Unë mendoj që ky është në agjent të Serbisë. Cili njeri shqiptar i Kosovës, kushdo qoftë, kur ta bën matematikën që kryeministri i Kosovës e pruni situatën mos me na besu institucionet euro-atlantike ata që e kanë bë bombardimin e 24 marsit 1999. Albin Kurti e pruni punën me na ndëshku, kujt i shërben kjo, veç Serbisë dhe miqve të Serbisë. Krejt këto shërbime ky njeri ia ka ba Serbisë. Nuk e di qysh e shërben Serbia këtë, por pa njërin e saj nuk kish mujt me bë”, ka thënë Haradinaj.