Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, me ngrica dhe mundësi për mjegull vende-vende.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe gjatë ditës relativisht i nxehtë. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, vende-vende edhe i ftohtë me ngrica dhe mjegull.

Të shtunën do të kemi shtim gradual të vranësirave, fillimisht në Shqipëri e pastaj edhe në pjesët tjera të rajonit.

Të dielën në shumë pjesë të Shqipërisë do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa në Kosovë fillimisht priten riga shiu të cilat me uljen e temperaturave do të shndërrohen në reshje lokale bore. Reshje bore priten përpos shumë viseve në Kosovë edhe në verilindje të Shqipërisë dhe disa vise (kryesisht kodrinore-malore) në Maqedoninë Veriore. Intensiteti i reshjeve të borës ende nuk dihet saktë për shkak të ciklonit në Detin Jon i cili me një lëvizje të papritur mund të shtojë eventualisht të ulë dukshëm intensitetin e reshjeve.

Të hënën na pret mot shumë i ftohtë, me erëra të ftohta veriore, ndërsa pritet kthjellim gradual i motit.

Nga e marta ngritje graduale e temperaturave./Meteoballkan