Haradinaj: Kurti është për dhimbje, i ka humbur rruga në oborr e po sillet si perandor

Nënkryetari i OVL të UÇK, Nasim Haradinaj e ka komentuar citimin e Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Haradinaj në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka humbur ‘rrugën në oborr’.

Ai ka shtuar se Kurti ka probleme për kontrollim të stafit të tij edhe vetvetes.

“Këto çka po i ndodhin kryeministrit janë shenja që ai e ka humbur rrugën një oborr siç thotë populli, duket se ka probleme të brendshme nuk po mundet me i kontrollu as ministrat e tij e zëdhënësit por po shihet se nuk po mundet me e kontrollu as veten”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti është për dhimbje teksa po sillet si perandor.

“Prandaj është për dhimbje, ai nuk po mund ta menaxhoj detyrën e tij, ose e ka prej vullnetit të madh por që po reflekton negativisht. Ai po sillet sikur të jetë perandor, sikur të jetë mbret dhe i gjithëdijshmi, po dëshiron të sillet si shpëtimtar i këtij vendi, mendoj se vendi ka nevojë për njerëz që e qojnë edhe më mirë por jo për ata që sillen si shpëtimtar, diktator e Zot”, ka përfunduar ai.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka parashtruar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dekretit të presidentit Hashim Thaçi për Avdullah Hotin, si mandatar për krijimin e qeverisë së re.