Haradinaj – Kurtit: I ki do deputet që veç defin me ju jep, më shumë s’kanë mbet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilin po diskutohet propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse ka premtuar se do të zbresë çmimet e energjisë elektrike, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Haradinaj i ka thënë Kurtit se fajin po ia “gjuan” qytetarëve dhe vet “po del në të terun”

Tutje ai ka komentuar edhe deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend.

“I ke do deputet që veç edhe defin me ju jep me i ra këtu, ma shumë s’kanë mbet”, tha ai.

Kryekuvedari, Glauk Konjufca pas kërkuar që të tregohet më shumë respekt për kolegët.

Kujtojmë se pak më parë deputeti i VV-së, Dimal Basha, deklaroi se ka bërë hallvë për rikthimin e bllokut B2.