Lajçak shkruan për takimin me Kurtin: Diskutime të detajuara dhe të dobishme

Emisari i BE’së në bisedimet Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një postim ne profilin e tij në “X” pas takimit që pati sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Diskutimet me Kurtin, Lajçak i ka quajtur të dobishme.

Sipas Lajçak, me Kurtin biseduan për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme dhe marrëdhëniet Kosovë-BE.

“Me Kryeministrin Kurti patën një diskutim të detajuar dhe të dobishëm për perspektivën strategjike të Dialogut për periudhën e ardhshme. Ne folëm edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, njofton Lajçak.