Haradinaj, Kurtit: Ndalu sa s’të kanë ndalë

Haradinaj, Kurtit: Ndalu sa s’të kanë ndalë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti pas ndaljes së pagave për personelin arsimor për shkak të grevës së tyre.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj e ka akuzuar Kurtin për pengimin e gazit amerikan si dhe për një sërë pengesash që ai i kishte bërë përgjatë viteve sa ishte në opozitë.

“Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!? Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?”, ka pyetur Haradinaj.

Reagimi i plotë:

Ndalu sa s’të kanë ndalë o Albin Kurti

Ku je tuj dashtë me e çu këtë vend o Albin Kurti?! A je tu e pa që je duke e shkatërru me themel!?

Me çfarë të drejte ju ndalë pagat personelit arsimor? Me cilin ligj a me cilën kushtetutë? Kush janë ata sejmenë trima që i kërcënojnë e i shantazhojnë mësuesit!?

Kush ta ka dhanë atë të drejtë që në pikë të verës me e lanë popullin në terr! Pse e ke pengu ndërtimin e Kosovës së Re? Pse nuk i ke hapë rrugë gazit për energji?

Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë?

Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

Hiq dorë nga kjo mënyrë e qeverisjes sa nuk është bërë vonë. Ktheju popullit, sepse po t’u kthy ai ty, do të përfundosh me turp. Ndalu vet e mos lejo të të ndalin!