Haradinaj mbështet protestën kundër sulmeve në veri, që organizohet nga studentët shqiptarë në Evropë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dalë në përkrahje të protestës së organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se angazhimi i rinisë shqiptare dhe i tërë diasporës dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun. “Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, ka përfunduar Haradinaj.