Haradinaj: Me Polici nuk luftohet virusi, kushtet në qendrat shëndetësore janë të rënda

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit 2020. Megjithatë, i gjithë debati është orientuar kah gjendja e cila është krijuar nga pandemia globale e koronavirusit.

Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për mospërgaditje të nevojshme për t’u marrë me lufën ndaj këtij virusi. Ai ka thënë se në Klinë e Viti, në dy vendet ku janë paraqitur dy rastet e para me virus, ka mungesë elementare të pajisjeve për prevencion ndaj virusit.

“Me Polici nuk ndalet koronavirusi. Nëse shkoni në Klinë e Viti, ju do ta shihni se as gjërat elementare nuk i kanë”, ka thënë ai. Pastaj, Haradinaj tha se Kurti ka hequr nga projektbuxheti i vitit 2020 disa prej projekteve të rëndësishme. Stadiumit të Gjakovës ia kanë hjekë buxhetin. Rrugës së Plavës…zoti kryeministër me 400 mijë euro asnjë urë s’mund ta ndërtoni. Rruga Gjakovë-Klinë, janë hjekë fondet”, tha Haradinaj.

Ai tha se është në gjendje të ndihmojë Qeverinë për të përballuar këtë situatë, me kushtin që ajo të mos tentojë që të miratojë buxhetin në këtë situatë të rëndë.